Site icon Telegrafi

Pendarovski: 22 Nëntori festë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut multikulturore dhe multietnike

Presidenti, Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit shqip, u dërgoi urim pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Bashkëqytetarë të dashur të nacionalitetit shqiptar, urime 22 Nëntori, Dita e alfabetit shqip. Më se sinqerisht ju dëshiroj që festën ta kaloni, para së gjithash, në shëndet të mirë, gëzim dhe mirëqenie. Unifikimi i alfabetit shqip që ndodhi para 113 viteve në Manastir nuk ishte vetëm moment kthese në kodifikimin e gjuhës shqipe dhe etablimin e saj, por edhe ndërhyrje kulturore, shpirtërore dhe nacionale e popullit shqiptar. Që këtej, 22 Nëntori ka rëndësi thelbësore për shqiptarët dhe nuk është vetëm festë e tyre kombëtare, por edhe datë të cilën me pietet e shënojnë të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut multikulturore dhe multietnike”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

Ai, mes tjerash thekson se jetojmë në kohë me të vërtetë komplekse dhe jo të qetë dhe mu tani duhet të tregojmë se uniteti, solidariteti dhe respekt të ndërsjelltë, do të vazhdojnë të jenë shtylla jonë e sigurt para të gjitha sfidave dhe vështirësive që i jetojmë”, thotë shefi i shtetit.

“Të mos humbim vullnet dhe shpresë, dhe të punojmë për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë”, porositi presidenti Pendarovski.

Exit mobile version