Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump beson në mediat e lira dhe të pavarura, por nuk do të hezitojë për të vënë në dukje raportimet e rreme, tha sot zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.
Trump është presidenti i vetëm të SHBA-ve, i cili vazhdon të merret me mediat, duke i kundërshtuar hapur mediat që shkruajnë kundër tij. Ai në disa raste, gjatë konferencave nuk ka pranuar që t’u përgjigjet disa mediave.