Telegrafi

Pence: SHBA e gatshme për çdo hipotezë përballë Koresë së Veriut

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence deklaroi sot se SHBA-ja ishte e gatshme për çdo hipotezë përballë kërcënimit koreano-verior duke nënvizuar se të gjitha mundësitë ishin në tryezë.

“Bota duhet ta dijë se në këtë bazë ajrore të Yokotas dhe në të tjera ne jemi të gatshëm për çdo hipotezë”, theksoi ai para ushtarëve të mbledhur në këtë qendër ushtarake që ndodhet 40 kilometra nga Tokio.

“Ju, instrumentet e fuqisë amerikane i dini dhe duhet të bëni të ditur për kundërshtarët tanë që të gjitha mundësitë janë në tryezë (…)”, shtoi ai në ditën e fundit të një turneu treditor në Japoni.

Çdo sulm, duke përfshirë këtu përdorimin e armës bërthamore do të marrë përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe efikase”, shtoi zyrtari amerikan.

Pence është nisur për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të dimrit që do të hapen nesër në Korenë e Jugut, ku do të drejtojë delegacionin amerikan.

Këto deklarata u bënë në një kohë kur përgatitjet për Lojërat Olimpike janë rasti për një ngrohje të marrëdhënieve mes dy Koreve. /kp/Telegrafi/