Site icon Telegrafi

Pence: Nuk i nënshtrohem presionit të demokratëve, amendamenti i 25-të nuk duhet shërbyer si mjet ndëshkimi

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ka deklaruar se nuk do t’i nënshtrohet presionit të demokratëve për të filluar me inicimin e amendamentit të 25-të, duke pretenduar se ai nuk do të duhej të “shërbente si mjet për ndëshkim apo uzurpim”.

Derisa Kongresi ishte pranë votimit të një rezolute e cila ishte thirrur për ta shfrytëzuar amendamentin e 25-të, Pence ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke thënë në letrën dërguar Nancy Pelosi se beson se një veprim i tillë nuk është në harmoni me interesat e vendit, transmeton Telegrafi.

“Nuk besoj se një veprim i tillë është në interesin e vendit tonë apo në harmoni me Kushtetutën tonë”, thuhet në letrën e dërguar Pelosit.

Edhe pse Pence ka refuzuar të përdorë autoritetin e tij si zëvendëspresident për ta larguar Trumpin, pritet që nesër Kongresi të miratojë aktin për një thirrje të tillë, pasi për një gjë të tillë nevojitet një e treta e Senatit që kontrollohet nga demokratët. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version