Mike Pence nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e largimit të presidentit amerikan, Donald Trump.
Logjistikisht, burimet e CNN-it, pohojnë se nënpresidenti, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe kjo ia pamundëson të jetë njëkohësisht në dy vende.
Trump do të largohet herët në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë përmes Marine One gjersa Pence pritet ta takojë për disa minuta në Zyrën Ovale.
Ftesat u janë drejtuar miqve, aleatëve dhe ish-zyrtarëve të administratës së Trumpit duke thënë se ajo do të fillojë në orën 8 të mëngjesit.
Organizatorët shpresojnë të sigurojnë një turmë të madhe sepse Trump është ankuar për madhësinë e tubimeve.
Lista e të ftuarve mund të mos jetë krijuar me kujdes pasi që edhe një ftesë e ka marrë edhe ish-drejtori i komunikimit i Trumpit, Anthony Scaramucci. Ai i tha CNN-it se nuk e ka ndërmend të merr pjesë. /Telegrafi/