Zëvëndës-presidenti amerikan, Mike Pence nuk do të marrë pjesë në ngjarjen lamtumirëse të presidentit në largim, Donald Trump.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyra e Pence lansoi orarin e tij për nesër, dhe përfshinte vetëm një ngjarje: inaugurimin e Joe Biden dhe të Kamala Harris.
Pence gjithashtu publikoi një mesazh lamtumirës në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Thank you for the privilege of serving as your Vice President these past four years, it has been the greatest honor of my life. On behalf of our Wonderful Second Lady, Karen Pence, and our entire Family, Thank You and God Bless America. ?? pic.twitter.com/chbcBfvmB9
— Vice President Mike Pence (@VP) January 19, 2021
“Faleminderit për privilegjin që iu shërbeva si Zëvëndës-President i juaj këto katër vitet e fundit, ka qenë nderi më i madh në jetën time. Në emër të Zonjës sonë të Dytë të mrekullueshme, Karen Pence dhe të gjithë familjes sonë, faleminderit dhe Zoti e bekoftë Amerikën”, shkroi Pence.
Postimi përfshinte disa fotografi nga koha e Pence si nënkryetar. Presidenti Trump nuk ishte në asnjërën prej tyre.
Ndryshe, Trump ka folur për herë të fundit si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalimin e tij, republikani dëgjohet duke përcjell një mesazh më shumë pajtues sesa lamtumirës. /Telegrafi/