Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence tha se ai dhe presidenti Donald Trump dënojnë sulmin vetëvrasës në Siri ku mbetën të vrarë të paktën 19 persona, përfshirë disa ushtarë amerikanë, por përsëriti se SHBA do të vazhdonte me planin e tërheqjes.
“Falë guximit të forcave tona të armatosura ne kemi shtypur Kalifatin e ISIS-it dhe shkatërruar aftësitë e tij’’, theksoi Pense, transmeton atsh.
‘’Ndërsa i sjellim trupat tona në shtëpi, ne kurrë nuk do të lejojmë që mbetjet e ISIS-it të rivendosin kalifatin e tyre të keq dhe të përgjakshëm”, theksoi Pence. /kp/Telegrafi/