Telegrafi

Pence informon Trumpin se nuk mund të bllokojë fitoren e Bidenit

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence gjatë të martës i ka thënë presidentit Donald Trump, se nuk ka autoritet të bllokoj çertifikimin e presidentit të ri të zgjedhur Joe Biden, kur në Kongres u takuan për të numëruar votat elektorale, ka bërë të ditur një burim për CNN.

Trump tashmë ka rritur presionin ndaj Pence, duke e paralajmëruar se do të ishte politikisht e “dëmshme” për Pence, që të refuzojë të bllokojë çertifikimin, transmeton Telegrafi.

Pence ka informuar Trumpin gjatë takimit se nuk e ka një fuqi të tillë për të prolonguar këtë proces, ka shtuar burimi për CNN.

Zëvendëspresidenti i kishte thënë Trumpit se ligji thotë qartë se autoriteti ekziston, por se Pence ia ka bërë me dije Këshillit të Shtëpisë së Bardhë se një autorizim të tillë nuk e ka.

New York Times ishte e para që raportoi për mesazhet e Pence drejtuar presidentit Trump. /Telegrafi/