Atletico Madrid dhe PSV nuk kanë arritur të prodhojnë asnjë gol në dy ndeshjet në mes tyre, ndërsa fati i çerekfinalisti u vendos në penallti. Skuadra që kaloi tutje është Atletico Madrid.
Ndeshja kishte raste të mira, por shtyllat në disa raste bën që portierit të mos mposhten.
Atletico Madrid provoi disa herë me Antoine Griezmann, Diego Godinin e Carrascon , por pa suksese. Rastin më të mirë në pjesë e parë për holandezët e kishte Marco van Ginkel.
Në pjesën e dytë skuadrat iu afruan edhe më shumë golave. Ishte Jose Maria Gimenez që në minutën e 55-të qëlloi shtyllën.
Holandezët iu përgjigjen me Jurgen Locadia tre minuta më vonë që po ashtu qëlloi shtyllën. Rastin më të mirë në fund të ndeshjes e pati Fernado Torres që qëlloi shtyllën.
Në vazhdime të dy skuadrat nuk u hapën shumë dhe sikur kërkonin penalltitë edhe pse Atletico ishte më e mirë.
Atletico ishin tetë herë të saktë nga pika e bardhë, ndërsa Luciano Narsingh gaboi për PSV-në./Telegrafi/