Site icon Telegrafi

Penalltia qesharake e akorduar në Sterlingun, rrëzimi i anglezit bëhet hit në rrjetet sociale

Raheem Sterling (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në ndeshjen Manchester City – Shakhtar Donetsk është akorduar njëra nga penalltitë më qesharake në botën e futbollit.

Qytetarët kanë fituar me rezultat të thellë 6-0 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj gjigantit ukrainas.

Ndeshja në mes të këtyre dy skuadrave ishte e vlefshme për Grupin F, aty ku pinë City me nëntë pikë.

Fitore e lartë e Cityt ndaj Shakhtarit, Jesus shënon het-trik
Lexo po ashtu Fitore e lartë e Cityt ndaj Shakhtarit, Jesus shënon het-trik

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Pep Guardiolas u shënuan nga David Silva (13′), Gabriel Jesus (24′, 72′, 90+), Raheem Sterling (49′), dhe Riyad Mahrez (84′).

Megjithatë, e gjitha vëmendja e ndeshjes ka mbetur tek goli i dytë i shënuar nga sulmuesi brazilian nga penalltia në minutën e 24-të.

Momenti i kërcimit në ‘det’ nga Sterling (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ky gol nuk do të kujtohet për ndonjë ekzekutim të mirë apo mjeshtëri, por për penalltinë më komike apo qesharake të dhënë ndonjë herë.

https://twitter.com/NEKAHHAKEN/status/1060274156653240321

Ishte anglezi Sterling, i cili në tentim për të goditur topin, e godet e tokë dhe pas rrëzimit të tij gjyqtari pa u menduar dy herë akordon penallti për City.

Mysafirët ishin të befasuar nga ky vendim i gjyqtarit hungarez Viktor Kasai, por edhe pse protestuan dhe qeshën me ironi, gjithçka shkoi në pa-kthim dhe City gjeti golin e dytë nga pika e bardhë.

Kjo penalltia ka filluar të bëhet tashmë hit në rrjetet sociale, të cilat po tallen me rrëzimin apo simulimin e anglezit. /Telegrafi/  

https://twitter.com/goalstv3/status/1060298711908188160

Exit mobile version