Telegrafi

Penalltia e Sterling ndaj Danimarkës nuk duhej të akordohej, dy topa ishin në fushë gjatë aksionit

Tifozët, por edhe njohësit e futbollit besojnë se gjyqtari duhet të kishte ndaluar lojën disa sekonda para se Raheem Sterling të fitonte penalltinë për Anglinë në ndeshje ndaj Danimarkës – falë një topi të dytë që ndodhej në fushë.

Skuadra e Gareth Southgate ka arritur në finalen e Euro 2020 pas një fitore 2-1 ndaj danezëve në kohën shtesë.

Sterling fitoi një penallti pas një kontakti të lehtë me Joakim Maehle dhe vendimi ishte një vendim i diskutueshëm.

Lexo po ashtu 'Vendim i turpshëm': Penalltia e diskutueshme e Sterling ndaj Danimarkës ka bërë që bota e futbollit të flasë

Shtuar kësaj është fakti se kishte një top të dytë në fushë pak para se Sterling të hynte në zonë.

Topi i dytë nuk ndërhynte drejtpërdrejt në lojë, prandaj mungoi ndërprerja e lojës, edhe pse rregulli thotë se një gjë e tillë duhet të ndodh.

Momenti kur shihen dy topa në fushë

Harry Kane nuk arriti të shënonte penalltinë, pasi u prit nga portieri Kasper Schmeichel, por shënoi golin e fitores nga topi i kthyer.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar fansat dhe njohësit në mediat sociale të shprehin mendimin e tyre dhe ata janë të zemëruar me vendimin. /Telegrafi/