Telegrafi

Penalltia e Salahut e kalon Liverpoolin në epërsi përballë Cityt

Liverpooli ka kaluar në epërsi si mysafir i Manchester Cityt.

The Reds po përballen me Citizens në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier

Ishte minuta e 13-të kur Liverpooli fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Mohamed Salah.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp e filloi mjaftë mirë takimin, duke sulmuar nga minuta e parë dhe ky mund iu shpërblye me penalltinë e shkaktuar prej Kyle Walker. /Telegrafi/