Telegrafi

Penalltia e humbur ndaj Gjermanisë lë pasoja te Pelle, në Kinë nuk e lënë ta ekzekutoj (Video)

Graziano Pelle nuk është lejuar të gjuaj penalltinë për skuadrën e tij, Shandong Luneng.

Sulmuesi italian, i cili u transferua vetëm para pesë ditëve në kampionatin kinez, për një shifër rekord të rrogës vjetore, nuk e ka nisur si është më së miri.

Me tu kthyer nga pushimet, Graziano Pelle ka debutuar me skuadrën e tij, Shandong Luneng, që barazoi 1:1 me Liaoning, por kjo nuk ishte e tëra.

Lexo po ashtu Barcelona dëshiron vazhdimin e kontratës me Messin

Kjo pasi, skuadra e tij nuk ia besoi penalltinë lojtarit më të paguar të ekipit, ku shkasi mendohet të jetë ajo goditje e dobët në çerekfinale ndaj Gjermanisë.

Pelle ka qëndruar në fushë për 90 minuta, por, në vend të golit të shumë pritur, ka gjetur vetëm një karton të verdhë, të marrë në minutën e 72-të, pikërisht si në ndeshjen e fundit të Evropianit. /Telegrafi/

Momenti i penalltisë:

Penalltia ndaj Gjermanisë: