Site icon Telegrafi

Penalja fsheh vendimin për Nikolla Gruevskin, refuzohet paraburgimi i Alimit

Pak më parë Gjykata penale publikoi vendimin se për Ivona Taleskën dhe Dragan Pavlloviq-Llatas është shqiptuar vetëm masa për përkujdes në rastin e hapur nga Prokuroria Speciale Publike të quajtur si ”Total” për fshehje të tatimit. Në raportin e publikuar, nuk figuron askund identiteti i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, edhe pse ishte një ndër personat më të përmendur në 17 aktakuzat e speciales, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për rastin e deputetit të BDI-së, Ejup Alimi i cili akuzohet nga PSP për prishje të materialit zgjedhor, vlerësohet si i pa bazë dhe i njejti hudhet poshtë. Njejtë këtu, futet edhe rasti i ish-zyrtarit Ismet Guri.

Për këto raste, PSP do të ketë afat prej 3 ditësh që të ankohet në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Exit mobile version