Site icon Telegrafi

Penalja, 17 ankesa për renditjen e gjykatësve

17 ankesa kanë arritur pranë Gjykatës Supreme nga gjykatës të pakënaqur nga orari i ri i Gjykatës Themelore, njofton Alsat M.

Ky numër mund të rritet pasi disa nga gjykatësit ankesat do t’i dërgojnë përmes postës, ndërsa një pjesë e tyre orarin e kanë marrë më vonë se kolegët e tyre. Kjo është hera e dytë që orari i Penales të shkaktojë pakënaqësi tek një pjesë e gjykatësve.

Pasi njëherë orari i kryetares Tatjana Mihajlova ishte thuajse i zhvlerësuar, gjykatës nga Penalja ankohen edhe ndaj orarit të kryetarit të ri, Stojançe Ribarev, orar ky që është i njëjtë me atë të ish kryetares.

Kjo do të thotë se në pozicione kyçe janë vendosur gjykatës të cilët ose janë pjesë e bisedave të përgjuara ose për ta Katica Janeva kërkon t’u vërtetohet përgjegjësia për veprim të pandërgjegjshëm dhe joprofesional. /Telegrafi/

Exit mobile version