Site icon Telegrafi

Pemëtaria mundësi e mirë për vetëpunësim në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka subvencionuar fermerët me fidane të dredhëzës dhe me material për ngritjen e pemishtes.

Me këtë rast, kryetari i komunës Agim Bahtiri, ka thënë se Komuna e Mitrovicës me Drejtorinë e Bujqësisë është e fokusuar në mbështetje të të gjithë fermerëve jo vetëm në sektorin e pemëtarisë por edhe në sektorë të tjera, më qellim të ngritjes së kualitetit e rendimenteve të prodhimeve tona.

”Përgëzoi të gjithë kultivuesit e dredhëzës të cilët falë punës së tyre të palodhshme kanë arritur që një pjesë të mirë të tregut ta mbulojnë me prodhime vendore të një cilësie të lartë”, ka thënë Bahtiri.

Nënkryetari Kamberi po ashtu ka falënderuar të gjithë fermerët, përfitues të këtij projekti.”Komuna e Mitrovicës vazhdimisht po bënë përpjekje për të rritur grandet për sektorin e bujqësisë, e cila është edhe një ndër prioritetet e qeverisjes sonë, sepse me një bujqësi me të zhvilluar do të kemi edhe zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm, rritje të vendeve të punës dhe zhvillim i bizneseve të ekonomisë familjare”, shtoi më tutje Kamberi.

Ndërsa drejtori i DBZHR-së, Nasuf Aliu, ka thënë së falë përkrahjes së kryetarit të komunës dhe pjesës tjetër të ekzekutivit, është mundësuar që të realizohet edhe ky projekt ne sektorin e pemëtarisë, ku gjashtë fermerëve do t’u shpërndahen 60 ari dredhëza. Kostoja totale e projektit përfshin shumën prej 9,216 euro duke përfshirë edhe participimin e fermerëve me 20 për qind.

Gjashtë përfitues të këtij projekti do të përfitojnë nga 4,500 fidane të dredhëzës e cila përmban edhe sistemin pikë pikë të ujitjes, foli plastike, ventilla, gypi kryesor i ujit, filtri, pleh kimik, pesticide dhe rezervar për ujë 1000 litra. /Telegrafi/

Exit mobile version