Telegrafi

Pemëtaria edhe perimekultura të lirohen nga TVSH dhe doganat

Këshilltari në MBPZHR, Xhevat Lushi përmendi se përveç lehtësirave qe janë bere gjate viteve të kaluara që nga vitit 2004 nga TVSH dhe dogana janë liruar shumica e imputove bujqësore. Ai i njoftoi të pranishmit se kjo ministri është duke bere përpjekje qe pajisjet të cilat përdoren edhe ne pemëtari edhe ne perimekulturë të lirohen nga TVSH dhe doganat.

Menduh Ibra këshiltar MEF, theksoi se ekziston ligji i aprovuar për TVSH-në, të cilit i nënshtrohen te gjitha subjektet juridike ne territorin e Kosovës pavarësisht nga fushëveprimtaria që ato mbulojnë.

Ai bëri të ditur, se këtyre ditëve në MEF është duke u diskutuar rreth politikave fiskale në sektor te ndryshëm te ekonomisë.

Ruzhdi Zenelaj, përfaqësues i ATK-së, tha se çdo material prodhues që ka të bëjë me bujqësi është i liruar prej TVSH-së, ndërsa produktet finale qe dalin nga bujqësia siç janë pemët dhe perimet, nuk janë te liruar nga TVSH-ja por tatohen me normën prej 16 %.

Në këtë takim ishin te pranishëm edhe prodhuesit dhe tregtarët e pemëve dhe perimeve.