Site icon Telegrafi

Pemëtarët e Prespës nuk i kanë marrë subvencionet, e as dëmshpërblimin nga ngricat

Pemëtarët e rajonit të Resnjës ankohen se ende nuk i kanë marrë subvencionet e vitit të kaluar, e as dëmshpërblimet nga ngricat që e përfshinë rajonin e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata janë takuar me kryetarin e komunës së Resnjës, Gjoko Strezovski dhe kanë shprehur ankesat e tyre në Njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave.

Pemëtarët thonë se kanë marrë premtime edhe nga Shkupi për subvencionet, por ende asgjë nuk kanë marrë konkretisht, megjithë premtimet edhe të ministrit të ri.

Sipas tyre, ngricat dëmtuam shumë fidane të mollëve, për të cilat nuk kanë marrë dëmshpërblim, duke shtuar se nuk i kanë marrë as 2 denarë për kilogram për kapacitetet vendore të përpunimit të ushqimit./Telegrafi/

Exit mobile version