Telegrafi

Pemët forcojnë fertilitetin mashkullor

Në studimin e ri janë testuar 250 meshkuj të shëndoshë, ndërsa rezultatet kanë treguar se ata të cilët kanë konsumuar rregullisht pemë, kishin përqendrim më të madh të spermës kualitative.

Drejtuesit e studimit kanë thënë se prej kohësh dihet që mbipesha dëmton pjellorinë femërore, ndërsa deri më tani nuk kishte pasur studime që tregonin rreth përmirësimit të aftësive reproduktive te meshkujt.

Nga ana tjetër, është treguar se alkooli vepron negativisht te të dyja gjinitë.

Autorët e studimit shpresojnë se këto rezultatet do t’i motivojnë meshkujt që të krijojnë shprehi të shëndetshme ushqyese dhe të konsumojnë sa më shumë pemë, ndërsa të shmangin alkoolin, duhanin dhe ta luftojnë stresin. /Telegrafi/