Telegrafi

Pemët dhe perimet parandalojnë infeksionet respiratore

Nevojat e shtatzënave për lëndë ushqyese edhe ashtu janë të rritura, ndërsa ato bëhen edhe më të ndjeshme kur janë të prekura nga patogjenë të ndryshëm të rrugëve respiratore (viruse dhe baktere).

Sipas hulumtimeve të fundit, konsumimi i përditshëm i shtatë pemëve dhe perimeve ul mundësinë e prekjes nga infeksione të ndryshme respiratore te shtatzënat. Statistikat tregojnë se rreziku është ulur madje deri në 26% te ato shtatzëna të cilat kanë konsumuar pemë dhe perime, krahasuar me ato që nuk kanë konsumuar.