Telegrafi

Pemët dhe perimet ndikojnë në përmirësimin e disponimit

Deri te një rezultat i tillë, shkencëtarët britanik nga universiteti prestigjioz Warwick dhe grupi tjetër i shkencëtarëve amerikanë nga kolegji Dartmouth erdhën duke vëzhguar shprehitë ushqyese, ku kishin marrë pjesë rreth 80.000 britanikë, e që më pas ishte i botuar nga mediet franceze.

Konsumimi i prodhimeve të freskëta është shumë i kufizuar në Britaninë e Madhe dhe me këtë rast hulumtuesit kanë zbuluar se një e katërta e banorëve atje mezi konsumojnë një (ndoshta edhe më pak) porcione të prodhimeve të freskëta brenda një dite, ndërsa që një e dhjeta e njerëzve atje konsumojnë deri shtatë porcione pemë dhe perime.

Pikërisht midis këtyre të anketuarve që brenda ditës konsumojnë deri shtatë porcione në ditë pemë dhe perime ishin njëherësh edhe personat më të lumtur. /Telegrafi/