Telegrafi

Pemët dhe perimet mbrojnë nga kanceri i gjirit

Rezultatet e botuara në revistën “Journal of Clinical Oncology” tregojnë se konsumimi i pemëve dhe perimeve në sasi shumë më të madhe sesa rekomandohen, mund ta zvogëlojë për 33% prirjen për shfaqjen e sërishme të tumorit në gji.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë shpjegojnë se kjo ndodh si rezultat i ndikimit të pemëve dhe perimeve në hormonin estrogjen, i cili është njëri nga faktorët pjesëmarrës në shfaqjen e kancerit të gjirit.