Telegrafi

Pemët dhe perimet mbrojnë nga infeksionet

Journal Public Health Nutrition” ka publikuar studimin e realizuar te 1.000 shtatzëna, i cili ka treguar se shtatzënat të cilat kishin konsumuar më shumë pemë dhe perime, kishin qenë për 26% më pak të rrezikuara nga infeksioni në krahasim me shtatzënat të cilat kishin konsumuar më pak nga këto ushqime.

Tashmë është e ditur se konsumimi i ushqimit që përmban sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve përforcon imunitetin, ndërsa ky është studimi i parë i cili tregon se pemët dhe perimet zvogëlojnë rrezikun nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes te shtatzënat.