Telegrafi

Pemë të kthyera në hi, zjarrfikësit në Shëngjin ndodhen ende në terren

Pas orëve luftë me flakët në Shëngjin, duket se nata ka qetësuar gjendjen, pasi disa zona tashmë janë nën kontroll.

Situata e zjarreve po shkojnë drejt përmirësimit, raporton Tch.

Në Ranën e Hedhun, ku situata dje ishte me kritike, deri më tani duket të jetë nën kontroll situata, edhe pse era fryn e fortë herë here pas here.

Edhe në qendër pranë kishës katolike, ku zjarri u aktivizua mbrëmë në orët e vona, flakët janë vënë nën kontroll.

Vijon ende puna e zjarrfikësve në terren, por me intensitet më të ulët.