Telegrafi

Pemë dhe perime kundër kancerit të vezorëve

Shkencëtarët kanë mbledhur të dhëna nga vetitë ushqyese të 340 grave të cilat kanë qenë të diagnostikuara me karcinomë të vezorëve. Në bazë të analizave është vërtetur si gratë të cilat kanë konsumuar më së shumti pemë dhe perime kanë 34% rrezik më të ulët të vdesin nga kjo sëmundje.

Në anën tjetër, konsumimi më i lartë i mishit, veçanërisht i produkteve të mishit të thatë, është lidhur me një rrezik më të lartë nga vdekjet, për madje 128%. Rreziku më i lartë është vërejtur te konsumimi i lartë i qumështit dhe produkteve të qumështit.

Kanceri i vezores në SHBA çdo vit merr 15 mijë jetë./Telegrafi/