Site icon Telegrafi

Pema shqeme më e madhe në botë, që mbulon dy hektarë tokë dhe duket si një pyll i vogël në Brazil

Një pemë në Brazil është rritur aq shumë saqë po mbulon dy hektarë tokë, me një sipërfaqe prej 8,500 metrave katrorë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hapësira e mbuluar përreth i ngjanë një pylli të vogël dhe është e njohur në librin e “Guiness” si pema më e madhe shqeme në botë – dhe po rritet akoma.

Pema e njohur në portugalisht si ‘maior cajueiro do mundo’, ose ‘pema më e madhe shqeme në botë’ –ndodhet në Pirangi Do Norte, një plazh urban afër qytetit Natal.

Megjithatë ende nuk dihet se kur ishte mbjellur dhe nga kush, disa pohojnë që pema mund të jetë e vjetër rreth 1,000 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version