Telegrafi

Pema rrëzohet dhe bie mbi një njeri, shpëtohet nga dhjetëra kalimtarë rasti (Video)

Ky është momenti dramatik, kur një i moshuar që ishte zënë poshtë një peme të shembur është shpëtuar nga kalimtarët e rastit.

Ai ka qenë duke ecur nëpër një rrugë në qytetin Mianyang, që ndodhet në jug-perëndim të Kinës, kur  është shembur pema e gjatë afro pesë metra.

Kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin, kur 68-vjeçari është rrëzuar dhe nuk ka mundur të lëvizë në mesin e degëve, transmeton Telegrafi.

Por, Chen Longming i cili ka mbetur pa ndjenja dhe duke i rrjedhur gjak nga koka, është shpëtuar nga kalimtarët e rastit.

Afro 30 njerëz janë organizuar dhe e kanë nxjerrë viktimën.

Mësohet se ai është dërguar në spital dhe pas intervenimit gjendja tij është nën kontroll. /Telegrafi/