Telegrafi

Pema e rritur si ‘kalorës në kalë’! (Foto)

A tree that resembles a horse and jockey clearing a hedge on the A528 near Shrewsbury on the Shrewsbury to Wem road in Shropshire. October 19, 2016. A passerby thought it could be 'Frankie Treettori' jumping 'BeechTree Brook' in the 14.30 at 'Aintree'. See NTI story NTITREE.

Në një rrugë periferike të Shropshire të Anglisë, një pemë ahu po rritet në mënyrë të çuditshme, duke i përngjarë kalorësit në kalë.

Shoferët dhe kalimtarët e rastit po ndalen të befasuar, për të parë këtë krijesë të pazakontë që po zhvillohet në mënyrë natyrore, transmeton Telegrafi.

Madje, ata po bëjnë fotografi të degëve që kanë marrë formën sikur kali të jetë duke bërë galop.

“Çdo herë e më shumë ahu po i përngjan kalorësit në garat me kuaj”, ka shkruar Chris Burrows, përbri fotografisë së postuar në rrjete sociale. /Telegrafi/