Në një rrugë periferike të Shropshire të Anglisë, një pemë ahu po rritet në mënyrë të çuditshme, duke i përngjarë kalorësit në kalë.
Shoferët dhe kalimtarët e rastit po ndalen të befasuar, për të parë këtë krijesë të pazakontë që po zhvillohet në mënyrë natyrore, transmeton Telegrafi.
Madje, ata po bëjnë fotografi të degëve që kanë marrë formën sikur kali të jetë duke bërë galop.
“Çdo herë e më shumë ahu po i përngjan kalorësit në garat me kuaj”, ka shkruar Chris Burrows, përbri fotografisë së postuar në rrjete sociale. /Telegrafi/