Site icon Telegrafi

Pema e Krishtlindjeve e futi në probleme holandezin, tifozët e Evertonit shumë mesazhe drejt trajnerit të tyre Koeman (Foto)

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, ka zbuluar një foto të Krishtlindjeve për festat e fundvitit, por që u kthye në një autogol për holandezin që u ‘kryqëzua’ nga tifozët e klubit të tij.

“Thuajse Krishtlindje, ku do të luajmë futboll pa fund”, ky ishte mesazhi i bukur i trajnerit që e shoqëroi me një foto të bredhit.

Mesazhi ishte i këndshëm, por kishte diçka që nuk shkonte me foto. Pema e tij ishte e mbingarkuar me ngjyrë të kuqe.

 

Në fakt, e kuqja është ngjyra më e lidhur me Krishtlindjet, por ec e shpjegoja një tifozi të Evertonit.

Në Twitter ka pasur shumë mesazhe ndaj trajnerit, duke i shpjeguar se pema duhej të ishte e kaltër, si ngjyra e Evertonit, dhe jo e kuqe si Liverpoolit armik.

Trajneri e ka marr me sportivitet dhe humor këtë gjë dhe nuk vonoi shumë edhe postoi një pemë tjetër, ku ishte zhdukur ngjyra e kuqe: “Po kjo ngjyrë, ju pëlqen?”, kishte shkruar ai.

 

Por komentet nuk u ndalen dhe ai vendosi ta mbyll këtë histori me një status: “Mendoj se ka probleme më të mëdha në botë, sesa ngjyra e një peme të Krishtlindjeve”. /Telegrafi/

Exit mobile version