Një bredh festiv është parë në Bromley, në juglindje të Londrës në fillim të kësaj jave kur temperaturat arritën gati 30°C.
Blerësit dhe kalimtarët mbetën “duke kruar kokën” – duke pasur parasysh faktin se 25 dhjetori është 117 ditë larg, përcjell Telegrafi.
Pema është në krye të rrugës kryesore të qytetit jashtë një dyqani të madh.
Një blerës vuri në dukje: ‘Çfarë është duke bërë në këtë kohë të vitit? Është shumë herët’.
Dhe Këshilli sqaroi duke bërë të ditur se pema është atje si një mbështetje për xhirimet që po bëhen për një film.
Por Bromley nuk është i vetmi vend i dekorit të Krishtlindjeve.
Harrods, dyqani luksoz i Londrës, dhe një supermarket tjetër i Londrës thuhet se kanë mbushur disa rafte të tij me “Santas” me çokollatë dhe kuti çokollate me temë Krishtlindjesh.
Sipas psikoterapistes Kamalyn Kaur, arsyeja kryesore që supermarketet i vendosin para kohe mallrat festive në shitje është të inkurajojnë blerësit që të konsumojnë më shumë. /Telegrafi/