Telegrafi

Pema 390-vjeçare: “E mbijetuara e Hiroshimës”.

Pavarësisht vdekjeve të shumta gjatë shpërthimit, një pemë i ka shpëtuar Hiroshimës duke u kthyer në simbolin e paqes dhe të jetës. Ndryshe ajo quhet edhe “E mbijetuara e Hiroshimës”.

Kjo pemë Bonsai ka plot 390 vite dhe ishte vetëm disa metra larg qendrës së shpërthimit. Por, ka shpëtuar falë një muri rrethues që ndodhej aty. 20 vite më pasi ajo u dhurua nga pronari Masaru Yamaki, Muzeut të Bonsait në Washington për të festuar përvjetorin e deklaratës së pavarësisë.

Pavarësisht viteve që kjo pemë ka, ajo sot gëzon shëndet të plotë ku gjethet e saja janë në një jeshile brilante. Gjithashtu është edhe një ndër më të pëlqyerat për vizitorët.