Ish-deputetja e AAK-së dhe LVV-së, Donika Kadaj-Bujupi, tanimë ka bërë një tërheqje nga politika.
Pas shumë vitesh punë e përkushtim, ajo në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte vendosur të mos garojë për një vend në parlament.
Krahas gjithë kësaj, Bujupi kohëve të fundit është komentuar mjaft shumë edhe për ndryshimin që ka bërë në dukje.
Duke qenë se është tejet aktive në rrjetet sociale, nëna e dy fëmijëve publikon fotografi nga më të ndryshmet.
Në këto që ka ndarë kohëve të fundit, është vënë re një ndryshim tejet i madh i aktivistes së njohur.
Ajo siç shihet ka bërë disa ndërhyrje, në bazë të të cilave ka marrë një pamje më rinore e më të freskët.
Pëlqimet e komplimentet në këtë pjesë kanë qenë të shumta edhe nga ndjekësit që mban në Instagram.
Ndërkohë në një prej intervistave të dhëna, Donika theksoi se ndihet e lehtësuar që po pushon nga aktivitetet politike dhe se tani ka më shumë kohë për veten e familjen. /Telegrafi/