Dy yjet e hip hopit, Mozzik dhe Unikkatili, ditë më parë sollën bashkëpunimin “Shqiptar”.
Ky bashkëpunim i dyshes u mirëprit mjaft mirë nga publiku, ku vetëm për dy ditë në rrjetin YouTube ka kaluar mbi një milion shikime.
I lumtur për këtë sukses, reperi nga Ferizaji ka ndarë me ndjekësit në fotografi, ndërsa falënderon fansat e tij.
“Faleminderit”, ka shkruar ai krahas imazhit.
Në njoftimin e tij, Mozzik thoshte se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet, ndërsa kjo ka qenë një befasi tejet e madhe edhe për publikun.
Ndryshe, artistët pritet të performojnë së bashku më 27 korrik në Mitrovicë dhe ky është koncerti i fundit i Unikkatilit në karrierën e tij. /Telegrafi/