Telegrafi

Pëlqehet kënga e re e Jon Tarifës “Get High”

Jon Tarifa (Foto: Instagram/jontarifa)

Këngëtari Jon Tarifa ka sjellë për fansat e tij këngën e re të titulluar “So High”. 

Kjo këngë është kompletuar edhe nga ana vizuale, derisa videoklipi është mjaft atraktiv dhe i veçantë.

Tekstin e ka shkruar vetë Joni kurse për miksimin dhe masterizimin janë përkujdesur Tom Giles dhe Ludwig Maier.

Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku dhe tanimë nuk kanë munguar as komentet pozitive rreth tij.

Nga ana tjetër, Tarifa po vazhdon të jetojë dhe të bëjë karrierë në shtetin holandez, ku edhe po sjell projekte të reja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jon Tarifa

Ai po ashtu është i martuar thuajse më shumë se një vit me Kimberlyn, të cilët para pak muajve u bënë prindër për herë të parë. /Telegrafi/