Këngëtarja shqiptare, Loreta Kaçka, e njohur si Lori, përveç që ka një zë të mirë, njihet edhe për bukurinë e saj origjinale.
Në disa fotografi që i ka shpërndarë Studio Sellma, ajo duket edhe më e bukur, sigurisht pas rregullimit që i është bërë dukjes së saj në këtë studio, transmeton KP.
Në imazhet e publikuara nuk është treguar nëse këtë trajtim bukurie e ka bërë për xhirimin e ndonjë klipi të ri apo për pjesëmarrjen në ndonjë mbrëmje muzikore.
Ndryshe, këngëtarja ka treguar së fundmi se është e dashuruar, por nuk ka dhënë më shumë detaje.