Site icon Telegrafi

Pëlqehet “Ciao” e Encës, për dy ditë kalon një milion shikime (Video)

Të premten, Enca Haxhia e publikoi këngën e saj më të re, “Ciao”, të cilën e solli me videoklip.

Që në ditët e para të publikimi, kjo këngë premton të shndërrohet në hit duke qenë se është duke u pëlqyer në masë të madhe.

Lexo po ashtu Premierë: Enca publikon klipin e ri "Ciao" (Video)

Dy ditë nga publikimi në YouTube, videoja e “Ciao” ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh.

Ndryshe, për realizmin e kësaj kënge është angazhuar vet Enca, e cila e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin, derisa projekti është prodhim i producentit Big Bang – i njohur si krijues i shumë hiteve.

Ndërkaq, për videoklipin është angazhuar produksioni Entermedia. /Telegrafi/

Exit mobile version