Site icon Telegrafi

Pelosi: Trump duhet të ndiqet penalisht

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi bëri thirrje për pasoja penale ndaj presidentit në largim Donald Trump, për shkak të trazirave në Kapitol.

“Mjerisht, personi që drejton Degën Ekzekutive është një president i çmendur dhe i rrezikshëm i SHBA-së”, tha demokratja e lartë në një fragment të lëshuar paraprakisht nga një intervistë në “CBS”, e planifikuar të transmetohet të dielën.

“Ai ka bërë diçka kaq serioze, saqë duhet të ketë ndjekje penale kundër tij”, shtoi ajo.

Pelosi bëri thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Trump dhe kërcënoi për një proces tjetër fajësimi.

Exit mobile version