Përfaqësuesja e demokratëve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi, ka thënë se kërkon që shqiptohen dënime prej 10 mijë dollarë, për secilin anëtarë që refuzon të kalojë përmes skanerit të armëve në hyrje të Kongresit, shkruan The Hill.
Krejt kjo po ndodh për shkak të demonstratave të dhunshme që shpërthyen gjatë natës së 6 janarit, kur mbështetësit e Trumpit u futën në Kongres, transmeton Telegrafi.
Detektorët e metalit janë vënë në hyrje të Senatit, kur kongresistët po debatonin për shkarkimin e Donald Trumpit pasi që kishte bërë thirrje për demonstrata në Capitol Hill, ku si pasojë humbën jetën pesë persona.
Siç raporton Reuters. disa republikanë janë parë duke kaluar përmes detektorëve të metalit, derisa të tjerët ankoheshin për vendosjen e tyre në holl.
Pelosi ka paralajmëruar që me të kthyer shumicën e Senatit nga ana e demokratëve – pra pas 21 janarit, do të kërkojë të shqiptohen dënimet për kongresistët që nuk duan të respektojnë rregullat, 10mijë dollarë të cilat do t’ju hiqen nga pagat. /Telegrafi/