Telegrafi

Pelosi kritikon Trumpin: Ka “shembur” kredibilitetin e zgjedhjeve tona, e vendet e tjera i kemi kritikuar për këtë

Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, i është drejtuar opinionit derisa po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ajo konsideron se Donald Trump do të mendojë ndonjë “ide” sa është ende në pushtet, deri te inaugurimi i Joe Bidenit në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

“E kemi ditur se do të shpik diçka, përveç që po tenton të shemb kredibilitetin e zgjedhjeve amerikane. Është diçka për çka kemi kritikuar vendet e tjera, kurse tani po ndodh tek ne, sulm në zgjedhjet tona”, ka shtuar ajo.

Ajo është shprehur e bindur se Joe Biden dhe Kamala Harris do të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë dhe thotë se është shumë e lumtur për këtë. /Telegrafi/