Telegrafi

Pelosi fotografohet duke u futur në aeroplan në Taipei, përmbyll vizitën në Tajvan

Kryetarja e Kongresit amerikan Nancy Pelosi është fotografuar duke u bërë gati që të hyjë në aeroplan në Taipei dhe të largohet nga Tajvani.

E derisa vizita e saj nxiti tensione mes Pekinit dhe Washingtonit, e tërë bota pati vëmendjen në këtë vizitë që u përfol shumë, transmeton Telegrafi.

Ajo atje ia bëri me dije botës së SHBA-të nuk do të braktisin Tajvanin – duke ia bërë të qartë Kinës që të mos tentojë të kryej ndonjë ndërhyrje ushtarake në atë vend.

Lexo po ashtu Pelosi në Tajvan: ShBA nuk do ju braktisë, ky vendim mbetet i hekurt

Në anën tjetër është bërë e ditur se ajo planifikon të vazhdojë vizitën e saj në Azi në vende tjera, siç edhe ishte planifikuar më herët.

Kujtojmë që Kina vazhdimisht ka pretendime për këtë territor i cili ka mbështetjen e tërë botës, dhe vazhdimisht Pekinit zyrtar i bëhet thirrje për përmbajtje dhe mosndërhyrje në shtet sovran. /Telegrafi/