Site icon Telegrafi

Pëllumbi Snowy me shoqen e tij bën detyrat e shtëpisë

“Isha ulur afër sheshit dhe po shikoja pëllumbat. Mendova se ishte i plagosur pasi nuk lëvizte shpejtë. Kur papritmas vetë erdhi dhe u ndal në kraharorin tim”, rrëfen vajza.

Prej javës së kaluar, prej se janë bërë shokë, Rebekah dhe Snowy janë të pandarë, shkruajnë mediat britanike. Pëllumbi çdo ditë pret Rebekhan të kthehet nga shkolla. Derisa ajo bën detyrat e shtëpisë pëllumbi afrohet dhe nganjëherë fut sqepin në gotën e saj të çajit.

“Vërtetë është situatë qesharake. Kur Rebekah futet në internet Snowy ulet afër monitorit dhe e shikon. Kur hamë në tavolinë është me ne dhe pasi ha ushqimin e tij kthehet në krahun e saj. E pabesueshme”, thotë Laraine, nëna e Rebekhas. /Telegrafi/

Exit mobile version