Site icon Telegrafi

Pëllumbi shpërndarës droge

Pasi dihet se ata mund të stërviten lehtë për të kaluar bile edhe kufijtë e shteteve, të burgosurit e një burgu në Kolumbi e stërvitën një pëllumb që t’i furnizojë me drogë brenda grilave.

Megjithatë, rojet e kapën një të tillë në oborr të burgut dhe ia konfiskuan porosinë. Ai nuk mundi ta kalonte rrethojën e lartë të burgut pasi malli që po barte ishte shumë i rëndë. Pëllumbi kishte të lidhur në këmbë 45 gramë marihuanë.

“Ky rast tregon imagjinatën e kriminelëve. Provuan të kontrabandojnë drogë nëpërmjet pëllumbit postier”, tha komandanti i policisë Jose Angel Mendoza në Bucaramanga. Trafikantët kolumbian të drogës janë të njohur për mënyrat interesante të trafikimit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version