Telegrafi

Pëllumbi me qafë të fryrë dhe këmbë gjigante – pamjet që kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale

Një video e një pëllumbi me qafë të fryrë dhe këmbë gjigante ka tronditur komunitetin online.

Krijesa me pamje të tmerrshme besohet të jetë një pëllumb anglez Pouter – me klipin e çuditshëm që ka shpërthyer në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.

Pamjet rrëqethëse treguan zogun duke ecur nëpër një tavolinë me “gjoksin e fryrë”.

Vendndodhja e videos ishte e pakonfirmuar, megjithatë, raca e rrallë e këtyre pëllumbave thuhet se mund të gjendet në të gjithë Evropën. /Telegrafi/