Site icon Telegrafi

Pëllumbi përfundoi në burg për spiunazh

Një banor lokal i Punjabit, shtetit në kufi me Pakistanin, e gjeti pëllumbin me letër të vogël të kuqe në këmbë në të cilën ishin shënuar një numë telefoni dhe një adresa. Ai më pas ua dorëzoi autoriteteve, të cilët e vendosën në qeli dhe i caktuan roje.

Sipas të gjitha gjasave, ai është një pëllumb postier sepse nuk kishte unazë në këmbë, por ende nuk dihet se çfarë porosie bartte dhe kush e pranoi atë. Pëllumbit për momentin ia kanë ndaluar vizitat, i është nënshtruar edhe kontrollit mjekësor, ndërsa është vendosur në kushte të përshtatshme për pëllumba, por megjithatë është nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Ende nuk hedhur poshtë mundësia se pëllumbi punon për ISI-në, shërbimin sekret të Pakistanit, por ka mbetur të shihet nëse do të këndojë në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version