Site icon Telegrafi

Pëllumbi më i shpejtë se interneti

Ofruesi më i madh i shërbimeve të internetit në Republikën e Afrikës së Jugut Telkom është gjetur në një situatë të palakueshme pasi që është dëshmuar se më lehtë është të dërgohen të dhënat me pëllumb i cili bart letra sesa të përdoret lidhja e tyre e internetit.

Shpejtësia e internetit në shtetin më të pasur afrikan është shumë e dobët për shkak të gjerësisë së vogël të shiritit të frekuencave.

Gazeta lokale SAPA raporton se pëllumbit 11 muaj të vjetër me emrin Winston i janë dashur një orë e tetë minuta të kalojë largësinë prej 80 kilometrash nga zyra e kompanisë Unlimited IT në afërsi të Pietermaritzburgut deri tek qyteti bregdetar Durban, dhe të dërgojë kartelën më të dhëna e cila ka qenë e shtrënguar për këmbën e tij.

Bartja e të dhënave nëpërmes internetit ka zgjatur dyfish më shumë, dy orë, gjashtë minuta e 57 sekonda.

Kompania Unlimited IT ka vendosur që të bëj këtë eksperiment pasi që të punuar e saj janë frustruar me “shpejtësinë” e bartjes së të dhënave.

Exit mobile version