Telegrafi

Pëllumbi kontrollon zonën, nuk lejon postën të shpërndahet si duhet (Video)

Harold është pëllumbi jeton në një fshat të vogël në Norfolk të Anglisë, ku shkakton probleme kryesisht në dërgimin e postës.

Shpeza ka dëmtuar shumë nga kutitë postare, ndërsa i nxjerrë telashe postierit duke i qëndruar në kokë dhe krah, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë është si një shok i dashur, që nuk më lë vetëm. Shumicën e kohës më rri mbi kokë”, ka thënë një nga shërbyeset, që merret me dërgesa.

Njohësit e pëllumbave kanë thënë se ai është dominues i zonës, ndërsa të gjitha ata që nuk jetojnë aty i konsideron si armiq. /Telegrafi/