Rinia Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë – organizoi sot një aktivitet simbolik.
Për të shprehur dhembjen për humbjen tragjike të jetës së 24-vjeçarit Ermal Kamberaj, ata lëshuan pëllumbat në liri – si simbol i paqes.
Kryetari I RDK-së në Mitrovicë, Mehdi Haxha, me këtë rast e dënoi dhunën ndaj të riut mitrovicas, duke bërë thirrje që paqja të mbizotërojë në vend. /Telegrafi/