Telegrafi

Pëllumbat kontrabandojnë drogë dhe celularë

Të burgosurit e burgut Marilia, në shtetin e Sao Paolos, kishin dresuar pëllumbat për t’iu transportuar gjëra nëpër qeli, duke iu montuar atyre në shpinë çanta të vogla.

Kështu kanë arritur edhe të mashtrojnë sigurimin e rreptë për të futur brenda gjërat e nevojshme për ta.

”Kemi pajisje të sofistikuara për kontrollimin e njerëzve të cilët futen në burg, mirëpo ata e kanë gjetur veten”, ka thënë drejtori i burgut, Luciano Gamateli.

Zyrtarët pohojnë se pëllumbat janë rritur dhe dresuar brenda burgut, dhe se kanë jetuar në kulmin e burgut, ku të burgosurit kanë marrë mallin me vlerë para se zogjtë të ktheheshin prapa tek familja dhe miqtë e tyre.

Mirëpo, plani i tyre gjenial është zbuluar kur rojet kanë vërejtur se disa pëllumba kishin telashe për të fluturuar, për shkak të ngarkesës që bartnin.