Site icon Telegrafi

Pëllumbat kontrabandojnë celularë në burg

Një roje burgu ka kapur të mërkurën e kaluar një pëllumb i cili për këmbë e ka pasur të ngjitur një qese me pjesë të një celulari të vogël.

Të nesërmen, është kapur pëllumbi tjetër me një qese në të cilën është gjetur mbushësi për telefonin celular.

Shpezët me gjasë janë mbajtur në burg, kontrabanduar jashtë tij, janë pajisur me pjesë për celularë, e më pas janë lëshuar për t’u kthyer në burg.

Exit mobile version